10/3/2008 - Portreti i Mihrije Brahes ne gazeten Kosova Sot

Kenges i jepe jete, nga kenga merr zemer
Kėndimi i natyrshėm dhe sharmi i saj nė skenė bėjnė qė Mihrie Braha tė jetė e adhuruar njėsoj, dje e sot. Opusi i saj ka disa kėngė hite, tė cilat dėgjohen me ėndje edhe sot, edhe pse tė kėnduara vite mė herėt
Mihrie Braha ėshtė njė kėngėtare e cila asgjė nuk e merr me rrėmbim. Nuk ngutet pėr tė qenė e para, madje as nuk vuan qė tė sigurojė vendin e parė. Ka njė qėndrim tė thjeshtė sikur ēdo femėr tjetėr. Kur fillon tė futet nė biseda me shoqe e miqtė e saj e madje edhe me njerėzit tė panjohur harron statusin e saj prej ylli qė ėshtė. Nuk vuan nga asnjė kompleks e aq mė pak nga kompleksi i superioritetit, siē mund tė vėrehet tė disa yje tė tjerė tė estradės sonė. Gjatė shėtitjeve i ndodh qė tė ndalet nga simpatizuesit e saj, tė cilėt kėrkojnė tė fotografohen me tė, pėr ta imortalizuar (pėrjetėsuar) momentin kur ajo ua shtrin dorėn. Kėndimi i saj i natyrshėm dhe sjellja e saj shumė e thjeshtė ka bėrė qė Mihria tė futet nė zemrat e secilit dėgjues. Gjatė bisedės me kėtė kėngėtare, bashkėbiseduesi pas pak ēastesh e vėren se kjo ėshtė e mbushur me njė energji pozitive dhe me njė humanizėm qė pak nga koleget e saj e posedojnė. Pėr humanizmin e saj, Mihria rrėfen prej shumė rasteve tė tjera vetėm njė rast atė tė Gentės, vogėlushes nga Isniqi i Deēanit. Jemi nė vitin 1998. Forcat serbe me kundėrofensivėn e tyre mbjellin zjarr dhe vdekje. Kudo shpėrngulje tė popullatės shqiptare brenda trojeve tona. Genta njė vogėlushe nga Isniqi e ndarė nga babai, i cili gjendet diku nė male duke luftuar, ėshtė e traumatizuar. Vogėlushja nuk ha e nuk flet me askėnd. Shoqata Motrat Ēiriazi e kuptojnė se Genta e kishte idol Mihrie Brahėn. Mihrija pa asnjė pėrtesė shkon ta takojė vogėlushen Genta, e vogėlushja menjėherė ia fillon tė qesh, tė qan dhe tė hajė. Edhe tash kur Genta ėshtė vajzė e rritur nė mesin e tyre ka mbetur miqėsia.
Per me teper, kliko KETU!
|