"Hebip Ahmeti ėshtė njė vrasės, qė vret njė guardian nė burgun e Tetovės dhe gjatė periudhės sė qeverisjes sė LSDM-BDI po i njėjti person dėnohet me burg tė pėrjetshėm. I njėjti person qė paraqitet nė video incizimin ėshtė njė vrasės ordiner qė i ofron strehim bandės kriminale tė cilėt kohė mė parė u arratisėn nga burgu i Dubravės Kosovė dhe me muaj tė tėrė terrorizuan banorėt e Malėsisė sė Sharrit e veēmas banorėt e Brodecit", tha zėdhėnėsja e PDSH-sė, Fatmire Isaku.

Ndėrkohė BDSH-ja e Bardhyl Mahmutit ka kėrkuar nga PDSH-ja tė mos japė kualifikime pėr tė arrestuarit e Brodecit dhe tė mos merr rolin e gjykatėsit.
"PDSH-ja qė ėshtė nė koalicionin qeveritar ėshtė bashkėpjesėmarrėse nė gjithė krimin qė ėshtė bėrė nė Brodec. Dhe si e tillė ajo tenton sot tė fsheh gjurmėt e veta duke akuzuar njerėzit e pafajshėm si kriminelė. Nuk ėshtė politika, e cila duhet tė klasifikoj lėndėt se janė kriminale apo nuk janė lėndė kriminale. Ajo ēėshtje i pėrket drejtėsisė, por pėr shqiptarėt nė Maqedoni drejtėsi nuk ka", potencoi kryetari i BDSH-sė, Bardhyl Mahmuti.
Pas publikimit tė videos nė media, Ministria e Brendshme konfirmoi pėr Alsat autenticitetin e saj. Sipas zėdhnėsit tė policisė, Ivo Kotevski ėshtė konfirmuar se videoja e publikuar ėshtė regjistruar nė stacionin e policisė nė Gazi Babė, menjėherė pas transferimit tė personave tė arrestuar nga Brodeci nė stacionin e policisė nė Shkup. Nga Ministria e Brendshme thonė se gjatė qėndrimit tė personave tė arrestuar nė stacionin e policisė pėrfshirė kėtu edhe Habib Ahmetin, nuk ėshtė ushtruar dhunė dhe se shenjat e dhunės nė trupin e Ahmetit, janė pasojė e rezistencės sė tij gjatė arrestimit nė Brodec. Nga MPB paralajmėruan se do tė hetojnė edhe kush dhe si e ka regjistruar kėtė video dhe si ajo ka dalė nė public.
"Tentimi i BDI-sė dhe i LSDM-sė qė me lansimin e lajmeve tė tilla senzacionale qė kanė pėr qėllim diskreditimin e PDSH-sė, nė veēanti tė Qeverisė nė pėrgjithėsi nuk paraqet asgjė tjetėr, por njė tentim i radhės pėr destabilizim nė mėnyrė qė mė lehtė tė arrinė tė kyēen nė Qeveri", tha zėdhėnėsja, Isaku.
Mė 7 nėntor tė vitit 2007, policia ndėrmori njė aksion nė Brodec, ku u vranė 6 persona dhe u arrestuan 13 tė tjerė, tė cilėt mbahen tė paraburgosur nė burgun e Shutkės. Tė gjithė tė arrestuarit akuzohen nga prokuroia pėr "terrorizėm", "aktivitete armiqėsore" si dhe pėr "mbajtje dhe tregėti armėsh".