KOSOVA ONLINE - KOSOVA FORUM - KOSOVA NEWS

11/18/2007 - Urime fitora e Partise Demokratike te Kosoves

 

Kryetari Thaēi: Unė si kryeministėr i Qeverisė sė ardhme tė Kosovės, do tė jem nė shėrbim tė ēdo qytetari dhe familjes kosovare

15.11.2007
Partia Demokratike e Kosovės (PDK), tė enjten pėrmbylli nė Prishtinė, fushatėn parazgjedhore me bindjen se do tė jetė fituese e zgjedhjeve tė 17 nėntorit dhe qytetarėt do tė votojnė pėr ndryshime.
Para njė numri tė madh tė simpatizantėve dhe anėtarėsh, PDK ka pėrmbyllur fushatėn elektorale pėr zgjedhjet e sivjetme, e bindur se mė 17 nėntor, qytetarėt e Kosovės do tė votojnė pėr ndryshime tė mėdha, duke votuar numrin 71 nė listė qė bart PDK me partitė e saj tė koalicionit.
Kryetari i PDK-sė, z.Hashim Thaēi, i cili ėshtė edhe kandidat pėr kryeministėr, 17 nėntorin e quajti ditė historike pėr Kosovėn dhe ditė tė kthesės sė madhe.
“Kanė mbetur edhe pak orė deri nė ditėn e madhe tė votimit, ditėn e ndryshimit, tė vendimit, ditėn e fitores sė madhe tė Kosovės me nė krye me PDK-nė” – theksoi kryetari i PDK-sė z.Thaēi.


“Unė si kryeministėr i Qeverisė sė ardhme tė Kosovės, do tė jem nė shėrbim tė ēdo qytetari dhe familjes kosovare. PDK, sot ėshtė njė koalicion i gjerė me spektrin politik dhe ka mbėshtetjen e organizatave joqeveritare, tė botės civile, sindikalistėve, tė punėtorėve tė arsimit, tė pensionistėve, tė risisė etj., dhe sot PDK ėshtė parti e Kosovės, e cila ka pėrkrahje tė gjerė dhe do tė fitojė”, u shpreh z.Thaēi para tė pranishmėve.

Kryeministri i ardhshėm kosovar tha se Kosova ėshtė e gatshme pėr ndryshime dhe PDK ėshtė e pėrgatitur pėr tė udhėhequr me vendin, sepse siē tha z.Thaēi, PDK ka projekte tė duhura dhe ekspertė dhe PDK do tė jetė fituese e kėtyre zgjedhjeve.

“Kanė mbetur edhe pak orė deri te momenti i kthesės sė madhe. Prandaj, ju ftoj tė gjithėve qė t’i ftoni tė afėrmit e tuaj qė tė gjithė masovikisht tė votojnė numrin 71 tė PDK-sė. Pavarėsia shumė shpejt do tė realizohet, si njė mundėsi pėr ardhmen e shtetit tonė”, tha z.Thaēi.

Simpatizantėve tė shumtė qė ishin mbledhur nė sallėn e Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve nė Prishtinė, i ėshtė drejtuar edhe nėnkryetari i PDK-sė, kandidat pėr kryeqendrėn, z.Fatmir Limaj, i cili i siguroi qytetarėt se projekti i subjektit tė tij politik ėshtė pėr njė perspektivė tė qartė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, pėr njė mirėqenie mė tė mirė dhe pėr integrime evropiane.

Z.Limaj, ftoi qytetarėt qė t’i bashkohen projektit tė PDK-sė dhe fitores sė madhe tė partisė sė tij.

“Projekti ynė i madh i udhėhequr nga kryetari i PDK-sė mban emrin ‘ndryshime’, sepse Kosovės vėrtet i nevojiten ndryshime dhe njė udhėheqje energjike. Kosova ka nevojė pėr njė lidership tė fuqishėm. Kosovės nė momentin mė tė rėndėsishėm i nevojitet njeriu qė pėrgatiti ndryshimet e mėdha pėr Kosovėn dhe popullin e saj. Ashtu sikurse Kosova qė ėshtė e pėrgatitur pėr shtet bėrje, edhe kryeministri i ardhshėm i Kosovės, z.Hashim Thaēi, ėshtė i pėrgatitur pėr ta drejtuar qeverinė e re”, ėshtė shprehur z.Limaj.

Nėnkryetari democrat tha se PDK ka zhvilluar njė fushatė demokratike dhe shumė civilizuese qė nė fund do tė kurorėzohet me fitoren pėr ndryshime tė PDK-sė.

“Kjo fushatė do tė mbahet mend, sepse ka qenė leksion se si duhet organizohen fushatat dhe si duhet garuar me projekte konkrete. Neve nuk na ka interesuar se kush ka qenė mė herėt apo mė vonė nė Beograd, por ne jemi ata qė nuk do ta lejmė Beogradin tė kthehet kurrė nė Kosovė”, iu ka thėnė pjesėmarrėsve, kandidati pėr Prishtinė nga PDK-ja, Fatmir Limaj, i cili ka falėnderuar tė gjithė qytetarėt dhe strukturat e partisė pėr nivelin e lartė qė kanė treguar gjatė fushatės elektorale tė sivjetme pėr zgjedhjet e 17 nėntorit.

Post A Comment!

11/18/2007 - URIME HASHIM THACI DHE MOS U HALIT TASH

Posted by Anonymous
Une nga zemra ua uroj fitoren se kane nejt ne opozite si burra, s'kane ba probleme dhe hallakama. Keta tjeret qe hupen dje menjehere ja kane nis me qyt shybla, sa keq, vertete keq dhe shihet sa te paftyre qe jane....


Mosni se sban ashtu, pranonie rezultatin.............


Urime PDK....... dhe Hashim
Permanent Link

11/18/2007 - urime PDK

Posted by Anonymous
ju pershendes te gjite ata te cilet votuan per PDK , nje here i uroj kryetarit te partis PDK zotit THAQI fitore e madhe qe kahe moti e kemi pritur, uroje nje fillim te mbare te gjite atyre te cilet udhheqin kete PDK kudo qe gjinden ne kosove dhe i uroje fitoren me pergezime ju uroje nga AUSTRALIA mbetshit mire tung.


URIME PDK se boll ma...............!!!!!!!!
Permanent Link

11/19/2007 - OOOOO FLM!

Posted by medvegja
URIME URIME URIME NA KOFT TE GJITHVE FITORJA E PDK DHE KRYEMINISTRI HASHIM THAēI!!!!!!!
Permanent Link

11/19/2007 - Urime

Posted by Bekim
Urime dhe suksese ne misionin tuaj te ri apo te vazhdueshem z.Thaci e ju kisha thene ca fjale por nuk ka nevoj se e dij se i dini por eshte mire qe te keni kujdes dhe se per popull e vatan te punoni pa u ndalur e per tjeret tu them se pas luftes dmth qe sa vjet populli i kosoves e kuptoj se dhe si duhet te votoje ju lumte e urime me respekt nga brukseli
Permanent Link

11/19/2007 - urime

Posted by Anonymous
jam ithtar i ldkse po megjithate urime pdk nese punoni per kosove a e jo per gjepa te juaj urime
Permanent Link

11/19/2007 - zgjedhjet

Posted by Anonymous
urime bre burra
üpo mos te harrojm shkoni falenderojuni dacit se valla pernryshe edhe 700 vjet ju jo me hy ne qeveri a po nejse megjithate urime
Permanent Link

2/22/2008 - URIM PER PAVARSINE KOSOVES

Posted by SEHADETE LUMA,TETOVE
PAVARSIJA E KOSOVES-
eshte pika kryesore e qeshtjes shqiptare , urime te gjithe popullit shqiptar mirepo duhet tejemi shume te kujdesshem tani e tutje qe mos te bejme gabime historike se ne rruge te mire jemi .z.Hashim THaci i ri me perspektive me shendet mire ,shyqyr zotit , i beje lutje mos te gaboje , mos te beje ndarje ky eshte krah i luftes ky nuk eshte krah i luftes,se gjdo shqiptare ne njefare menyre ka dhene kontributin e vet per tu ndertuar shteti i KOSOVES .Shteti Amerikan ty te zgjodhi per perfaqesues te qeshtjes shqiptare prandaj keni kujdes z. Hashim Thaci mos ta perqani popullin kudo qe jane.tani jemi ne situaten qe gjdokush ju beson juve z.Hashim Thaci por ju duhet te jeni shembull duke i bashkuar shqiptaret ndermjet veti qe ta arrijme ate qka ne , ne nje te ardhme te shpejte deshirojme gjithe shqiptaret kudo qe jane URIME DHE SUKSES NE PUNE Z.HASHIM THACI PO KUJDES TE MADHE DUHET TE KENI ME POPULLIN SE GJDONJERI SYT I KA NGA JU.JU JENI PERFAQSUES I POPULLIT SHQIPTAR NE BOTE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

URIME

Permanent Link

2/22/2008 - URIME RRUGA DERI TE IDEALI I KOMBIT - BASHKIMI I ATDHEUT NE NJE SHTET

Posted by Anonymous

Tė nderuar pushtetarė tė shtetit mė tė ri nė botė - Republikės sė Kosovės
Pranoni urime nga zemra e shqiptarėve tė atdheut tuaj, qė sot jetojnė kohėn nėn administrimin e shtetit IRJM.
Urime qė zgjuarsia e juaj e arriti tė kap tė mundshmen dhe tė hap shtigje pėr ardhmėrinė e atdheut nė njė shtet, qė t'i qėndroj besnik gjakut tė derdhur nėpėr shekuj: njė gjuhė, njė atdhe, njė flamur, njė shtet.
Me shpresė se veprimet e juaja rrugėtojnė kėsaj rruge dhe se kurrė nuk do tė gjunjėzoheni para imponimit apo tė nėnshkruani tė kėqen e atdheut si dhe duke besuar nė thirrjen e komandantit legjendar bacės Adem dhe kreatoreve si dhe kolosėve tė kombit, besoj se ju jeni Shqipėria.
Pranoni urimet ju z. Hashim Thaēi dhe mbarė shqiptarėt e shtetit tė Kosovės.
Biblioteka Universitare e USHT-sė - Tetovė - Drejtor Rami Kamberi dhe tė punėsuarit e Bibliotekės Universitare
Permanent Link

<- Last Page :: Next Page ->

About Me

Kosovo is a land promised by God to the Albanian People

Friends



REAL Women in , looking to get LAID!


POWERED BY FREEBLOGNETWORK.com