|
Nė ditėn Ndėrkombėtare tė Punės, Bashkimi i Sindikatave tė Kosovės, kėrkoi pėrmirėsimin sa mė tė shpejtė tė kushteve tė punėtorėve. Nė protestėn e sotme nė Prishtinė, mijėra pjesėmarrės kėrkuan garantimin me ligje tė tė drejtave tė punėtorėve, zbatimin e kontratės kolektive, mėnyrė ndryshe tė privatizimit dhe kthimin e fondeve pėrkatėse nė Kosovė. |
|
Kada Zeēiri, e cila ka punuar mbi 20 vjet nė industrinė e tekstilit nė Kosovė, gjatė procesit tė privatizimit ka ngelur pa punė. Pronari i ri, pas shitjes sė ndėrmarrjes, nuk ia ka paguar gjashtė rrogat e fundit. Ndaj saj nuk janė kryer as obligimet tjera tė parapara me rregulloret pėr privatizimin. Jeton me shumė vėshtirėsi sė bashku me bashkėshortin, i cili po ashtu ka punuar por nuk merr pension, sepse nuk plotėson kriterin e moshės mbi 65 vjeē.
Nė protestėn e sotme, Kada Zeēiri kėrkonte masa urgjente nga institucionet.
Institucionet kam dėshirė tė plotėsojnė ato qė kanė premtuar, sepse jemi nė varfėri tė skajshme, ka thėnė ajo.
Ndryshe, mijėra veta morėn pjesė nė protestėn e organizuar nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Punės nė Prishtinė. Enver Morina, ish punonjės dhe magjistėr i shkencave ekonomike, ka punuar mbi 40 vite. Tani ėshtė pensionist dhe me paratė qė merr thotė se nuk mund tė sigurojė as ilaēet.
Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura, vlerėson se nė Kosovė ka shkelje sistematike tė tė drejtave tė punėtorėve dhe Qeveria, pas krijimit tė shtetit, tani duhet tė fillojė tė pėrqendrohet nė pėrmirėsimin e pozitės sė tė punėsuarve, si nė sektorin publik ashtu edhe atė privat.
Kryetari i BSPK-sė Haxhi Arifi kėrkoi nga institucionet marrjen e masave tė menjėhershme pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė rėndė.
Mėnyrat e shkeljes sė tė drejtave janė tė formave tė ndryshme, veēmas nė ekonominė joformale. Nuk kanė kurrfarė statusi tė punėtorit, nuk kanė kontratė pune, punojnė deri nė 12 orė nė ditė, pa pagesa pėr punė jashtė orarit, nuk kanė sigurim as shėndetėsor, e as invalidor, tha Arifi.
Protesta ėshtė ndėrprerė pėr disa ēaste pėr shkak tė pėrkeqėsimit tė gjendjes sė kryetarit tė BSPK-sė, gjatė fjalimit nė protestė.
Sidoqoftė, ajo vazhdoi me vlerėsimet edhe tė udhėheqėsve tjerė tė BSPK-sė pėr gjendjen e punėtorėve. Sipas tyre, procesi i tranzicionit dhe privatizimit kanė goditur rėndė punėtorėt. Nėnkryetari i BSPK-sė Xhafer Xhaferi paraqiti kėrkesat konkrete ndaj Qeverisė dhe institucioneve tjera tė Kosovės.
Kėrkojmė dialog tė mirėfilltė social, tė fillojė zbatimi i Kontratės kolektive, aprovim tė menjėhershėm tė ligjit tė punės dhe ligjeve pėr sigurimin pensional, invalidorė, pagesė tė 20 % dhe obligimeve tjera pėr punonjėsit e ndėrmarrjeve tė privatizuara dhe kthimin e fondit tė privatizimit nė Kosovė tha Xhaferi.
Sindikatat kėrkuan gjithashtu kujdes dhe maturi nė procesin e privatizimit tė ndėrmarrjeve me rėndėsi tė veēantė, siē ėshtė Korporata Elektroenergjetike e Kosovės.
Bashkimi i Sindikatave paralajmėroi se edhe nė tė ardhmen, nė forma tė ndryshme, do tė vazhdojė tė shpreh pakėnaqėsitė nė raportet me institucionet udhėheqėse tė vendit. |