4/27/2008 - Tadiq festoi Pashkėt me serbėt e Kosovės

Presidenti serb Boris Tadiq e ka kaluar fastėn e Pashkės mes serbėve tė Kosovės duke kremtuar meshėn e mesnatės nė Manastririn e Deēanit.
Presidenti serb Boris Tadiq e ka kaluar fastėn e pashkės mes serbėve tė Kosovės. Ai e kremtoi meshėn e mesnatės nė manastririn e deēanit nė praninė e qindra qytetarėve serb. mė pas Tadiqka lėnė manastirin duke vazhduar agjendėn e tij nėpėr Kosovė tė cilėn refuzoi ta publikoi pėr median. Presidenti i Serbisė nėn masa tė rrepta siguri ka arritur mbrėmė nė orėn 19 nė Manastirinė e Decanit. AI nuk ėshtė deklaruar para mediave por njė ditė para ardhjes ai ka thėnė se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė dhe kjo dėshmohet me Rezolutėn 1244 e cila ėshtė akoma nė fuqi.
Pėr sigurinė e Presidenit Tadiq dhe bashkėpunėtorėve tė tij janė pėrkujdesur pjesėtarėt e njėsisė speciale tė Policisė sė UNMIK-ut. Por Presidenti serb ka pasur afėr vetės edhe pjesėtarė tė armatosur tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė, sikurse nė vizitėn e tij tė para disa muajve nė Kosovė.
Vizita e Tadiqit nė Kosovės vjen vetėm dy javė para mbajtjes sė zgjedhjeve parlamentare dhe lokale serbe dhe ėshtė nė kuadėr tė fushatės sė tij politike.
Nga institucionet e Kosovės kjo vizitė ėshtė vlerėsuar si e karakterit privat ndėrsa kanė thėnė se janė tė papranueshme vizitat qė bėhen pėr propagandė politike dhe tė cilat kanė tė bėjnė me udhėheqje fushate, me nxitje urrejtjeje apo situata konfliktual.
Megjithėse kjo ėshtė vizita e parė e Presidenti serb Tadiq qė nga shpallja e pavarėsisė ai nuk ka marrė lejė pėr kėtė as nga UNMIK-u e as nga institucionet e Kosovės.
|