GAZETA E LIRE SHQIPTARE ONLINE

3/16/2008 - Komiteti i Helsinkut: Ne Gerdec punoni gra e te mitur

Shtuar nė orėn 23:30

Komiteti Shqiptar i Hlesinkit tha se nga takimet me ta mėsuam se nė punė, nė fundjave punonin edhe tė mitur dhe gra qė nuk njihnin as rregullat elementare tė sigurimit. 


Pas ngjarjes teper tragjike te shperthimit te municioneve ne Gerdec ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Konkretisht ata shprehen:

 

 “Dje nė datėn 15 Mars 2008, shpėrthimi i fuqishėm i municioneve nė fshatin Gėrdec tė Bashkisė Vorė, shkaktoi disa viktima, qindra tė plagosur dhe dėme tė jashtėzakonshme materiale.

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit bashkohet me dhimbjen e madhe tė familjarėve tė viktimave dhe u shpreh atyre ngushėllimet e tija me tė sinqerta.

 

KSHH-ja dėshiron dhe uron gjithashtu shėrimin e shpejtė tė tė gjithė tė plagosurve dhe kthimin e tyre nė gjirin e familjes.

 

Nė kėto momente tė vėshtira, kryesorja ėshtė marrja e masave urgjente, efikase dhe tė koordinuara pėr tė reduktuar nė maksimumin e mundshėm traumėn shpirtėrore tė mijėra njerėzve si dhe dėmet e pallogaritshme qė ata kanė pėsuar.

 

KSHH ka ndjekur me shqetėsim dhe vemendje transmetimet e vazhdueshme tė medias elektronike dhe vlerėson nė mėnyrė tė veēantė kontributin e saj. KShH-ja vlerėson angazhimin e personelit mjekėsor dhe tė policisė dhe tė ushtrisė, solidariteti e treguar nga shtetasit shqiptarė brenda dhe jashtė  vendit.

 

Sot, pėrfaqėsues tė kėtij Komiteti u takuan me persona tė plagosur tė shtruar nė spitale si dhe shumė familjarė dhe tė afėrm tė tyre. Pasojat tragjike qė kishin pėsuar, traumat qė kishin pėrjetuar nė momentet e kėsaj tragjedie, pamjet tronditėse nga vendi i ngjarjes, vėnia nė rrezik e jetės dhe pasurisė sė shumė njerėzve kėrkojnė jo vetėm reflektim, por edhe njė analizė tė thelluar dhe kritike nga ana e Qeverisė Shqiptare dhe organet pėrkatėse tė saj pėr tė arritur nė konkluzione tė drejta pėr shkaqet e kėsaj katastrofe dhe pėrse ajo nuk u parandalua?!

 

KSHH ėshtė nė dijeni se organet kompetente kanė filluar ēėshtjen penale. Nė kėto kushte, KSHH nuk paragjykon pėrgjegjėsinė e askujt, por si njė organizatė joqeveritare nė mbrojtje tė tė drejtave tė shtetasve, ndėr tė cilat e drejta pėr jetėn ėshtė themelore, i bėn thirrje Qeverisė Shqiptare dhe organeve tė specializuara qė shkaqet e kėsaj tragjedie tė sqarohen sa mė shpejt, me objektivitet dhe transparencė pėr opinionin publik.

 

Pėr KSHH-nė nuk mund tė lihen jashtė vėmėndjes faktet dhe tė dhėnat qė kanė tė bėjnė me ngjarjen. Disa nga tė intervistuarit e kontaktuar sot nga KSHH-ja shprehėn  indinjatėn e thellė pėr vendosjen e  armatimit dhe tė fabrikės sė ē’montimit tė tij nė njė zonė tė populluar. Disa nga punonjėsit e kėsaj fabrike u shprehėn se ishin tė patrajnuar, punonjės pa pėrvojė, punonin nė tė zezė pėr shkak tė kushteve tė rėnda ekonomike.  Nga takimet me ta  mėsuam se nė punė, nė fundjave punonin edhe tė mitur dhe gra qė nuk njihnin as rregullat elementare tė sigurimit.

 

Pėr KSHH-nė, pavarėsisht nga fakti se punonjėsit mund tė jenė tė punėsuar nė sektorė shtetėrore apo privatė, ėshtė shteti ai qė duhet tė garantojė jetėn dhe shėndetin e tyre sepse ligjet dhe aktet nėnligjore tė mbrojtjes dhe tė sigurimit nė punė janė tė detyrueshme pėr tė gjithė dhe kėrkojnė kontroll tė vazhdueshėm mbi zbatimin e tyre.

 

KSHH konstaton se autoritetet shtetėrore vihen nė lėvizje vetėm pasi ndodhin aksidente ose tragjedi tė rėnda duke nėnvlerėsuar kėshtu masat paraprake tė sigurimit nė punė. Ngjarja e Dhėmblanit apo e ndonjė incidenti tjetėr ishin sinjale qė duhet tė vlerėsoheshin nga autoritetet pėrkatėse.

 

KSHH sugjeron qė papolitizuar problemin ėshtė urgjente tė pėrcaktohen masat e domosdoshme qė ē’montimi dhe asgjesimi i armatimit tė shumtė qė ndodhet nė vendin tonė tė mos pėrbejė mė rrezik pėr jetėn dhe shėndetin e njerėzve”, deklaroi KSHH. Gjithashtu ky komitet ka shtyre sot tryeza e rrumbullaket “ Roli I sherbimit avokator falas ne Shqiperi ne mbrojtje te te drejtave te njeriut” per shkak te tragjedise se ndodhur ne Gėrdec.

 

TRAGJEDIA-GERDEC, pjese e tragjedise edhe te miturit

 

Mes viktimave, te plagosurve dhe te humburve ne tragjedine e Gerdecit, regjistrohen edhe te mitur. Ata ishin tė patrajnuar, punonjės pa pėrvojė, te pa njohur me elementet e sigurise                   

9 viktima, qindra te plagosur dhe dhjetra te tjeter te humbur, eshte bilanci i deritanishem i tragjedise ne fshatin Gerdec te Vores, ku ne paraditen e se shtunes depot e municionit u perfshine nga flaket e mistershme. Ne kete bilanc tragjik, me keqardhje regjistrohen edhe  te mitur apo te rinj 19-20 vjecare te cilet per te siguruar buken e gojes punonin ne depon e municionit, qe me 15 mars do te kthehej ne depon e vdekjes. News24 mori nga vendi i ngjarjes deshmite e banoreve te Gerdecit, por edhe te punetoreve te cilet vertetojne skandalin me te miturit te cilet punonin ne depon qe iu mori jeten.


Te miturit, punonjes te fabrikes se tragjedise ishin tė patrajnuar, punonjės pa pėrvojė, punonin nė tė zezė pėr shkak tė kushteve tė rėnda ekonomike. Varferia e tejskajshme ne familiet e tyre i kishin detyruar ata te mendojne qe ne moshe te njome per te fituar te ardhura, per te kapercyer situaten e rende ekonomike. Ata sigurisht ishin te pa siguruar dhe nuk njihnin as rregullat elementare tė sigurimit.


Eshte shteti ai qė duhet tė garantojė jetėn dhe shėndetin e tyre sepse ligjet dhe aktet nėnligjore tė mbrojtjes dhe tė sigurimit nė punė janė tė detyrueshme pėr tė gjithė dhe kėrkojnė kontroll tė vazhdueshėm mbi zbatimin e tyre. Autoritetet shtetėrore vihen nė lėvizje vetėm pasi ndodhin aksidente ose tragjedi tė rėnda duke nėnvlerėsuar kėshtu masat paraprake tė sigurimit nė punė. Po kush mban pergjegjesi per te miturit per me te pafajshmit e kesaj tragjedie? Kush duhet ti ndalonte ata ne kerkesen e tyre per tu punesuar ne fabrike? Ne prononcimin e pare per mediat, kryeprokuroria Ina Rama deklaroi se deri me tani nuk rezultojne qe ne fabrike te kene punuar te mitur. Ndersa intervista jone me nje 18 vjecar deshmon te kunderten e deklaratave te kryeprokurores. (Besian Ajazi/news24)

 

 

Komento Artikullin!

3/17/2008 - ngushllim familjeve te viktimave:

Posted by ngushllim
Ti komuniteti shqiptar i helcikit . me duket se te paska ren shi ne kallamoq mos fol pa dit mshile gojen se ketu ke folur ma shum per politiken se per ndihmen e viktimave .un jam nje qytetar i thjesh ngjarje tragjike ka kudo ka ku do fatkeqsi dhe mos u mundo tia lansh fain partive politike.mos i fut hund ku nuk duhet se po te ngelin. nuk di shum per ket komunitet
Permanent Link

<- Faqja e Fundit :: Faqja Tjeter ->

Lajmi huazuar Blog

GAZETA - SHQIPTARE - REVISTA SHQIP - PARAJSA SHQIPTARE

Friends

eXTReMe Tracker


REAL Women in , looking to get LAID!


POWERED BY FREEBLOGNETWORK.com