2/20/2008 - Shpallja e Pavaresise me 17 Shkurt 2008

Sejdiu dhe Thaēi urojnė kosovarėt, vazhdon festa
Kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaēi nė paraqitjen e tyre para mijėra qytetarėve tė Kosovės nė fund tė koncertit tė mbajtur nė Prishtinė, tė dielen uruan tė gjithė qytetarėt e vendit shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės.
22:00- Kosova urime pavarėsia dhe e gėzofshim tė gjithė, tha kryetari para masės sė qytetarėve qė festonin.
Ndėrsa kryeministri Hashim Thaēi urimin pėr festėn e pavarėsisė ua dėrgoi ēdo familjeje kosovare: Urime festa nė shtetin mė tė ri nė botė. Kosova ėshtė shteti mė i ri nė botė.
Nė fund kryeqyteti i Kosovės Prishtina u ndriēua nga fishekėzjarre tė shumta tė cilat edhe zbukuruan festėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
18:00-Menjėherė pas shpalljes sė Pavarėsisė nga Kuvendi i Kosovės, kryetari Fatmir Sejdiu, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaēi, nė njė konferencė pėr media, kėrkuan nga bashkėsia ndėrkombėtare, pėrfshirė edhe Serbinė, qė tė njohin shtetin e pavarur tė Kosovės.
 Pėrfaqėsuesit e tri institucioneve tė vendit, thanė se Kosova ėshtė bėrė Republikė Demokratike mbi bazėn e Planit tė presidentit finlandez, Martti Ahtisaari-t. Ndėrkaq projekti i kėtij tė fundit pati marrė mbėshtetjen e plotė pothuajse tė tė gjitha vendeve ndėrkombėtare.
Kryeministri Fatmir Sejdiu, fillimisht tha se e sotshmja ėshtė ditė e veēantė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Prandaj ai kėrkoi nga bashkėsia ndėrkombėtare qė ti pėrmbahen deklarimeve qė kanė dhėnė dhe tė njohin Kosovėn si shtet tė pavarur dhe tė fillojnė raportet diplomatike.
Kėrkoj edhe nga Serbia me tė cilėn na ndajnė shumė marrėdhėnie fqinjėsie dhe historike qė tė njeh shtetin e Kosovės, tha kryetari Fatmir Sejdiu.
Ai po ashtu sqaroi se ekspertė ligjor tė Kosovės nė bashkėpunim edhe me ata ndėrkombėtarė kanė pėrgatitė njė draft tė Kushtetutės sė Kosovės bazuar nga parimet e Ahtisaari-t. Kjo kushtetutė, siē tha ai, i jep garanci tė plota komuniteteve qė tė jetojnė tė lirė nė Republikėn e Kosovės.
Ndėrkaq, kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se Kuvendi i Kosovės sot ka bėrė njė detyrė dhe obligim qė e ka marrė nga qytetarėt e saj, duke respektuar vullnetin e qytetarėve dhe duke shpallė Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran. Institucionet e Kosovės kanė njė pozicion tė ri karshi qytetarėve tė saj dhe mekanizmave ndėrkombėtarė. Kosova po shėnon kthesė nė historinė e saj dhe qė nga dita e sotme 17 shkurt, ndryshoi historia e Ballkanit dhe Evropės, tha kryetari i Kuvendit, Krasniqi. Ndėrsa kryeministri Hashim Thaēi edhe nė kėtė takim shprehu zotimet e institucioneve tė Kosovės pėr respektim tė diversitetit etnik dhe fetar nė vend. Po ashtu tha se 17 shkurti 2008, shėnoi fundin e shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė.

16:00 - Kryeministri Hashim Thaci lexoi deklaraten e pavaresise duke theksuar se nga sot Kosova eshte e pavarur, krenare dhe e lire.
Kosova po shpalle pavaresine ne perputhje me planin e Ahtisarit.U jemi mirenjohes te gjithe atyre qe sakrifikuan per liri, theksoi kryeministri Thaci gjate leximit te deklarates se pavaresise.
Ai shtoi se Kosova do te perballet me sfida te rendesishme, por sipas tij ajo do te jete e bashkuar dhe me vision politik properendimor. Sfidat do te jene arsimi, shendetesia, ekonomia, integrimi, infrastruktura, theksoi Thaci
Sipas tij, Kosova do te jete e te gjitheve dhe qellimi kryesor do te jete garantimi i te drejtave te pjestareve te komuniteteve te ndryshme.
Askush nuk duhet te frikesohet per diskriminim, pasi qe te gjithe do te kene te drejta te barabarta, theksoi kryeministri i pare i shtetit te ri te pavarur te Kosoves.
Ai nenvizoi se Kosova kerkon fqinjesi te mire me te gjithe shtetet e rajonit sidomos me Serbine. Kryeministri Hashim Thaci shprehur mirenjohje te vecante per familjen e presidentit te ndjere Ibrahim Rugova dhe ish-komandantit legjendar te UCK-se, Adem Jashari.
Feste ne qender te Prishtines
 Ne te gjitha anet e Prishtines eshte nje feste madheshtore me rastin e shpalljes se pavaresise. Brohorima, Fishekzjarre dhe atmosfere madheshtore festive po mbreteron ne te gjitha anet e Kosoves. Tashme kane nisur edhe oret e para te festimit pas leximit te deklarates se pavaresise dhe se mijera qytetare jane grumbulluar ne sheshin qendror te Prishtines.
Sa po filloi seanca e jashtėzakonshme parlamentare pėr shpalljen e pavarėsisė. Tė pranishėm nė Kuvendin e Kosovės janė deputetėt e tė gjitha partive politike, kryeministri Hashim Thaēi dhe presidenti Fatmir Sejdiu.

15:00- Pos pėrfaqėsuesve vendorė tė pranishėm janė edhe shumica e shefave tė zyrave diplomatike nė Prishtinė. Nė kėtė seancė nuk po marrin pjesė pėrfaqėsusit e UNMIK-ut.
Nė fjalimin e tij kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se Kosova tani mė po hynė nė njė epok tė re si shtet i pavarur dhe demokratik.
Kryeministri Hashim Thaēi deklaroi para deputetėve se nga sot Kosova ėshtė e pavarur, krenare dhe e lirė. Ai tha se Kosova po shpallė pavarėsinė nė pėrputhje me dokumentin e Ahtisarit, kurse nuk harroi pa u shprehur mirėnjohje edhe atyre qė sakrifikuan pėr kėtė ditė. Kosova do tė pėrballet me sfida tė rėdėsishme por do tė jetė e bashkuar dhe me vizion politik properendimot , theksoi Thaēi.
Nė procedurė tė paraparė pritet tė votohet nga shumica dėrmuese e deputetėve deklarata pėr pavarėsinė e Kosovės.
Ndėrkohė qindra mijėra qytetarė nga mbarė Kosova dhe vende tjera janė nė pritje tė aktit tė shpalljes sė shtetit mė tė ri dhe demokratik nė Evropė.
Edhe pak minuta deri te pavarėsia

Nė sheshin qėndrorė Nėna Terezė nė Prishtinė po vėrehet atmosferė festive, njerėz nga mbarė Kosova dhe vende tjera me flamuj duke vallėzuar dhe kėnduar. Ndėrsa nė tė gjitha rrugėt vėrshojnė makinat me boritė dhe flamujt kombėtar dhe tė SHBA-ve, bėjnė ditur reporterėt e agjencisė sė lajmeve INA.

12:00- Sheshi i mbushur pėrplot me dashamirė tė pavarėsisė si dhe tė gjithė shqiptarėt kudo qė jetojnė janė nė pritje tė momentit kur Parlamenti i Kosovės do tė miratojė vendimin pėr krijimin e shtetit tė ri tė Kosovės.
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi sa po bėri tė ditur lajmin se, deklaratėn pėr pavarėsinė e Kosovės e ka dėrguar pėr shqyrtim nė Kuvendin e Kosovės.
Ai nė njė konferencė pėr media bėri tė ditur pėrmbajtjen e deklaratės nė fjalė. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka ftuar kryesin e Kuvendit tė Kosovės pėr tė shqyrtuar kėtė akt me tė cilin tė krijohet shteti mė i ri nė Evropė.
Pėr nderė tė festės sė madhe, Aleanca Kosovare e Biznesit dhe Oda Ekonomike e Kosovės si dhe tė gjitha bizneset kanė filluar ti urojnė festėn e pavarėsisė tė gjithė qytetarėve me artikujt e tyre falas.
Pastiēeria Fellini ka vendosur nė shesh ėmbėlsirėn e pavarėsisė, njė ėmbėlsirė gjigante prej 25 metrash katrorė, ndėrsa dalngadal pritet edhe zbulimi i njė skulpture tė veēantė dhe moderne pėr nga pėrmbajtja, pastaj koncerti i veēantė i Filarmonisė sė Kosovės dhe koncerti qendror qė do tė mbahet nė qendėr tė qytetit. (INA)
7:00- Shpallja e pavarėsisė do tė bėhet nga Kuvendi i Kosovės vetėm pak orė pas mesdites sė sotme. Mijėra shqiptarė vėrshuan dje dhe sot nė drejtim tė Prishtinės dhe qendrave tė tjera pėr tė festuar shpalljen e pritshme tė pavarėsisė.
Agjencia e lajmeve INA ka zbuluar axhendėn e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės.
10:00 Kryeministri niset nga Qeveria drejt Parlamentit tė Kosovės - dorėzon kėrkesėn pėr seancė tė jashtėzakonshme tė Parlamentit
11:00 Kryeministri e bėn publike kėrkesėn pėr seancė tė jashtėzakonshme tė Parlamentit
12:00 Takimi i Kryesisė sė Kuvendit
13:30 Takimi i grupeve parlamentare
15:00 Seanca plenare e Parlamentit tė Kosovės
18:00 Deklaratat e tė tre liderėve nė Prishtinė: Media Center - Hotel "Grand"
18:30 Ngritja e obeliskut tė Pavarėsisė para Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė
19:00 Koncerti i Filarmonisė sė Kosovės, Salla 1 Tetori
20:00 Koncert nė Sheshin e Prishtinės
22:50 Presidenti dhe kryeministri i drejtohen masės sė tubuar
23:00 Ndezja e fishekzjarrėve nė katėr pjesė tė ndryshme tė Prishtinės
Afro 2 000 gazetarė vendor dhe tė huaj do tė mbulojnė ngjarjen. Nė ditėn e shpalljes pritet tė arrijnė dhjetėra delegacione nga rajoni dhe bota.
Ceremonia festive

"Zbulimi i njė skulpture tė veēantė dhe moderne pėr nga pėrmbajtja, pastaj koncerti i veēantė i Filarmonisė sė Kosovės dhe koncerti qendror qė do tė mbahet nė qendėr tė qytetit, janė disa nga pikat e parapara pėr ditėn e pavarėsisė", kanė thėnė burime tė Kėshillit Organizativ.Autoritetet kanė kėrkuar qė tė mos hidhen individualisht fishekzjarre e mjete tjera shpėrthyese. Pastiēeria Fellini nė Prishtinė po pėrgatit ėmbėlsirėn e pavarėsisė, njė ėmbėlsirė gjigante prej 25 metrash katrorė, qė peshon njė ton dhe qė do tiu shėrbehet rreth 25 000 tė ftuarve. Ajo nė formatin e hartės sė Kosovės do tė ekspozohet nė sheshin kryesor tė Prishtinės. Me urdhėr tė autoriteteve dhe Kėshillit organizativ nė mesnatėn e sė dielės do tė mbyllen festimet. Shqiptarėt nga Shqipėria, Maqedonia, Lugina e Preshevės, Mali i Zi dhe trojet e tjera kanė vėrshtuar nė drejtim tė Kosovės dhe kryeqendrės sė saj Prishtinės pėr tė shėnuar ditėn e shpalljes sė pavarėsisė. Prishtina dhe qytetet tjera kanė nisur festėn dhe po mbretėron njė ambient festiv. Nė disa lagje tė Prishtinės po vėrehet atmosferė festive, njerėz me flamuj duke vallėzuar dhe kėnduar. Ndėrsa nė tė gjitha rrugėt vėrshojnė makinat me boritė dhe flamujt kombėtar dhe tė SHBA-ve, bėjnė ditur reporterėt e agjencisė sė lajmeve INA. Pėrfaqėsues tė SHPK-sė njoftojnė qytetarėt se SHPK-ja ėshtė e pėrgatitur pėr tė ofruar siguri nė bashkėpunim me komunitetin ndėrkombėtar ndėrkaq kėrkohet qė qytetarėt e Kosovė tė jenė tė pėrmbajtur nė ditėn e shpalljes sė pavarėsisė. Tė gjithė qytetarėt nga vendet e ndryshme tė Kosovės pėr tė festuar Ditėn e pavarėsisė,nuk do tė mund tė futen nė kryeqytet me vetura. Ata do tė detyrohen qė veturat ti lėnė nė periferi tė kryeqytetit, ndėrsa vetė do tė futen brenda nė qytet me transport urban, pėr tė cilin do tė kujdeset Komuna e Prishtinės. Edhe pėr vetė kryeqytetasit, shumė rrugė gjatė kėsaj dite do tė jenė tė bllokuara pėr tė lėvizur me makina, qoftė edhe pėr ti parkuar. Kėshtu ka vendosur Drejtorati i Shėrbimeve Publike, Inspektorati i Komunės dhe Shėrbimi Policor i Prishtinės, tė cilėt e kanė bėrė njė plan pėr transport me kėrkesė tė Kėshillit organizativ pėr Ditėn e pavarėsisė.Veturat e qytetarėve tė ardhur nga qytetet e tjera do tė vendosen nė njė hapėsirė tė caktuar nė dalje tė Prishtinės.Autobusėt qė do tė vijnė nga vendet rajonale, nga Shqipėria, Maqedonia apo Mali i Zi, do ti lėnė njerėzit mbrapa Pallatit tė Rinisė, e po aty edhe do tė parkohen.
|