Big Brother Albania 2009 - Lajme nga Big Brother 2009

7/10/2009 - Adela rikthehet në Luz të Kavajës bashkë me Bjordin

undefined

Adela rikthehet në Luz bashkë me Bjordin.Festa me nxënësit dhe vizita e Bjordit në shtëpinë e Adelës

Tashmë ka filluar një jetë të re duke hedhur mbrapa krahëve të kaluarën që nuk e mbushte dhe nuk ia kënaqte ambicjet dhe ëndrrat e saj për jetën. Mendoi ta fillonte nga “Big Brother”, e imagjinonte që diçka e mirë do t’i ndodhte në jetën e saj, por kurrsesi nuk mund t’ia merrte mendja se kthesa në jetën e saj do të ishte me të vërtetë jashtë çdo imagjinate dhe parashikimi. Gjithkush që mundohet të harrojë një lidhje, aq më shumë kur ajo ka qenë e gjatë, gjen një mënyrë për ta bërë, të rrijë disa kohë vetëm e të reflektojë për të ardhmen. Por në rastin e Adelës ndodhi ndryshe, ndryshimi filloi paralel me një histori dashurie e cila ka bërë që çdo gjë të re në jetë, ta shohë me më shumë optimizëm, pasi ajo nuk është vetëm në këtë ndryshim, por ka në krah Bjordin një djalë që e do dhe e adhuron pa fund. Miqtë e tij tregojnë se Adela me Bjordin dashurohen shumë aq sa çdo moment dhe çdo vend është i përshtatshëm për ta, për t’i dhuruar një puthje a një përqafim njëri-tjetrit. Por jeta në shtëpinë tek Blloku në Tiranë nuk ia ka zbehur Adelës dëshirën që të shkojë në vendlindjen e saj. Disa ditë më parë ajo së bashku me Bjordin kanë shkuar në Luz, pikërisht në shkollën ku Adela ishte mësuese deri në ditën që u fut në “Big Brother” . Atje dy të rinjtë i kanë pritur si heronj madje stafi i profesorëve dhe nxënësit kishin përgatitur për ta një festë surprizë. Adela ka parë që miqtë e saj të vegjël janë lumturuar shumë për mësuesen e tyre e cila tani është bërë Vip ndërkohë që kanë ndjerë keqardhje teksa ajo ka bërë dorëzimet për të mos u kthyer më në Luz si mësuese, pasi tashmë ka të tjera plane për të ardhmen. Gjithsesi për Adelën mësimdhënia ka qenë një eksperiencë e cila i ka shijuar dhe pëlqyer shumë. Më pas Adela ka çuar Bjordin, të dashurin e saj në shtëpinë e prindërve. Tani duket i largët ai momenti i zemërimit dhe tronditjes së familjes së saj, për guximin e vajzës e cila jo vetëm u fut në “Big Brother”, por arriti deri aty sa të konsumonte një histori dashurie në sy të gjithë shqiptarëve. Filloi të zbutej kjo situatë që kur e ëma e Adelës u bë vetë pjesë e spektaklit, një gjë që ajo as do ta kishte çuar nëpër mend. Mirëpo tani edhe vetë i ati i Adelës është mësuar me situatën e re dhe ka pranuar jetën e re që ka zgjedhur e bija. Në fund të fundit një prind do më të mirën për fëmijën e tij paçka se shumë herë skenarin e kësaj jete e përgatisin vetë ata.

Vizita ne korce me Pronarin e Redbullit-Një tjetër vizitë e Adelës dhe Bjordit ka qenë ajo në qytetin e Korçës ku ishin të ftuar nga Enada At’nikolla, një stiliste shumë e njohur dhe bashkëshorti i saj, Agim Zeqo njëkohësisht edhe pronar i Redbullit për Shqipërinë. Ata i kanë bërë ftesë çiftit që të shkonin bashkë me ta në Korçë dhe në fakt duket se ka qenë një ide e mirë pasi Adela dhe Bjordi kanë kuptuar se edhe atje kanë fansa të shumtë. Sapo korçarët mësuan se dy të rinjtë ndodhen aty, nxituan tek hoteli ku ishin akomoduar dhe kërkuan t’i takonin dhe t’ju merrnin autografe.

Darkat dhe drekat ne shtepi -Meqenëse kanë një shtëpi tek blloku, për të qenë sa më të qetë në intimitetin e tyre, Bjordi dhe Adela pëlqejnë që shumë shpesh të porosisin ushqimin nga restorantet e ndryshme që ndodhen aty pranë dhe të hanë në shtëpi. Aty kanë të gjitha kushtet dhe ndjehen mirë dhe të qetë. Ky është rituali i tyre kur ndodhen në Tiranë dhe kur nuk kanë ftesa nga miqtë e tyre.

Gjithashtu një nga vendet që ata kanë filluar të frekuentojnë më së shumti kur dalin mbasditeve është edhe “Vila 100” , një vilë e vjetër italiane të cilën po e adopton me shumë shije për restorant, analisti i njohur i “Big Brother” dhe kryeredaktori i revistës “Shqip”, Arjan Konomi. Atje dy të rinjtë ndjehen mirë dhe të qetë pasi lokali i cili ndodhet mbrapa Shallvareve nuk ka filluar akoma punë dhe nuk ka akoma klientë.

Planet në televizion, kinema dhe muzikë-Akoma nuk i kanë idetë e qarta se çfarë do të bëjnë me gjithë këtë famë, si do ta menaxhojnë në mënyrë që t’ju shërbejë për të ardhmen. Për momentin po shijojnë famën e tyre dhe fansat që i duan dhe i mirëpresin kudo ku ata shkojnë. Ndërkohë që Adela e ka tashmë një ftesë zyrtare për të punuar tek programi “E diell” në Top Channel, Bjordi duket se nuk është orientuar akoma në realitetin shqiptar e aq më shumë si një djalë tashmë shumë i njohur.Mesa duket nuk do kthehet më në Itali, ashtu siç bëri edhe Arjoni por nuk dimë se çfarë ka menduar të bëjë në Tiranë. Por një gjë është e sigurtë, ai ka pasion kinematografinë dhe akoma një alternativë për të, siç është prova që iu orofrua nga një menaxher italian. Thuhet gjithashtu që kanë disa plane edhe në muzikë.

Post A Comment!

<- Last Page :: Next Page ->

About Me

Big Brother Albania 2009

Links

Home
View my profile
Archives
Friends
Email Me

Friends



REAL Women in , looking to get LAID!


POWERED BY FREEBLOGNETWORK.com