Big Brother Albania 2009 - Lajme nga Big Brother 2009

7/10/2009 - Zhvishet në Golem Zhuljeta e “Big Brother”


Zhvishet në Golem Zhuljeta e “Big Brother”


Zhvishet në Golem dhe tregon sekretin e linjave perfekte-“Unë ha normalisht, nuk jam ndonjë hamëse e madhe, pi shumë ujë shpesh edhe me limon dhe lëviz gjatë gjithë ditës” - tregon Zhuljeta. Por edhe sporti është në axhendën e saj pasi ajo shkon në pishina tre herë në javë mbasi është mjaft e apasionuar mbas notit.”

Nuk pati fatin të jetë brenda shtëpisë së “Big Brother” kur djemtë dhe vajzat u zhveshën në rroba banjo, as më pas kur u vendos pishina në ambientet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por ja ku e sjell me rroba banjo paparaci ynë i cili mundi të fotografojë Zhuljeta Dacin dy ditë më parë teksa vajza simpatike bënte plazh në pishinën e kompleksit të mirënjohur në Golem, “Kastrati”. Menjëherë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, në fillim si një vajzë simpatike e më pas kanë arritur ta identifikojnë si Zhuljeta e “Big Brother”. Ajo ishte e shoqëruar nga disa miq, e megjithëse koha nuk ishte shumë e përshtatshme për plazh, dukej se ata nuk i shqetësonte fare ky fakt, përkundrazi ambientet jo shumë të populluara për këtë arsye, i bënin që të ndjeheshin më të qetë. Zhuljeta që në fillim ka tërhequr vemendjen me bukurinë e saj fizike. Më pas dukej se nuk e pati të lehtë të përballonte emocionet në një lojë aq frustruese si ajo e “Big Brotjher”. Bënte shumë plane dhe nga ana tjetër dukej se asnjë nga ato nuk i vinte në jetë. Zhuljeta ka qenë një personazh shumë i përfolur në atë program ku dikush ishte dakord me sjelljen e saj e të tjerë jo. Gjithsesi edhe ajo si të gjithë banorët e tjerë, tani është bërë e njohur dhe daljet e saj në publik nuk mund të kalojnë pa u vënë re.

undefined

Linja Perfekte -Peshon 50 kg dhe është 167 cm e gjatë. Siç e shihni edhe nga fotot, linjat e saj janë perfekte. Kuriozë për të mësuar më shumë ne kemi pyetur Zhuljetën se cili është sekreti i këtyre linjave. “Është e çuditshme por që para se të hyja në “Big Brother” fillova të dobësohesha. Mendoja se mund të ishte tensioni për pjesëmarrjen në program, por e çuditshmja është se edhe tani që kam dalë nuk po më ndalon procesi i dobësimit. Unë ha normalisht, nuk jam ndonjë hamëse e madhe, pi shumë ujë shpesh edhe me limon dhe lëviz gjatë gjithë ditës” - tregon Zhuljeta. Por edhe sporti është në axhendën e saj pasi ajo shkon në pishina tre herë në javë mbasi është mjaft e apasionuar pas notit.

Afeksion me garderoben e vjeter -Zhuljeta tregon se ka rroba pa fund dhe kjo jo thjesht për faktin se e pasuron shpesh, por edhe për një arsye tjetër, Zhuljeta afeksionohet shumë me rrobat e saj pasi sipas saj secila prej tyre mbart një histori të jetës së saj,prandaj dhe nuk hedh asgjë. Madje ajo tregon se e ëma ia ka sistemuar të gjitha nëpër valixhe duke respektuar dëshirën e së bijës që të mos hedhë ose të mos falë asgjë.

Pa Make Up - Gjatë ditës Zhuljeta nuk përdor makiazh por duket shumë mirë pasi ka tipare të theksuara dhe me ngjyra, sidomos sytë që i ka ngyrë jeshile. Nuk përdor buzëkuqe por vetëm një shkëlqyes dhe asgjë tjetër.

Lojrat me floket -Nuk zë rehat me modelin e flokëve e privilegjuar nga fakti se ka flokë shumë të mirë që i rriten shumë shpejt. I ka mbajtur shumë të shkurtra, shumë të gjata, të drejta presh ose me rrica, ndërkohë që vetëm dy javë më parë i ka prerë pothuajse fare të shkurtra me modelin e ri me bishta anash. Siç e shihni edhe ju, kështu duket shumë bukur dhe më shumë trendy se sa me modelin tradicional me të cilin na u prezantua në fillim. Por Zhuljeta tegon se është duke menduar për t’i shkurtuar akoma sapo miqtë e saj të mësohen me modelin e ri të flokëve.

Post A Comment!

<- Last Page :: Next Page ->

About Me

Big Brother Albania 2009

Links

Home
View my profile
Archives
Friends
Email Me

Friends



REAL Women in , looking to get LAID!


POWERED BY FREEBLOGNETWORK.com