7/10/2009 - Arjon Muca: Ju rrëfej takimin me Roselën në Itali
Arjon Muca: Ju rrëfej takimin me Roselën në Itali I
ka vënë kapak jetës në Itali, dhe është rikthyer përfundimisht në
Tiranë. Projektet për t’i hyrë botës së televizionit dhe studimet që do
nisë për ekonomi të ish-banorit të BB2, Arjon Muça. Tregon të gjitha
planet që ka bërë për jetën e tij pas daljes nga shtëpia e famshme.
Arjon
u fute në “Big Brother 2” me eksperiencën e një jete ndryshe që kishe
bërë në Itali. E ke ndarë mendjen se ku do jetosh tani e tutje?
Italia
më dha shumë gjëra të vogla në jetën time, një jetë normale. Ndaj para
pak ditësh jam kthyer përfundimisht pasi shkëputa gjithçka në lidhje më
punën dhe jetën time atje. Në fakt dëshira ime për të hyrë në “Big
Brother 2”, kishte të bënte me vendimin që do merrja më pas për të
zgjedhur Shqipërinë. U ktheva në tetorin e kaluar këtu për punë, dhe që
nga ajo kohë dhe deri tani punët që kisha lënë atje i zgjidhja me
telefon, dhe me e-mail. Më ka ndihmuar shumë ish-e dashura italiane, me
të cilën bëra dhe bisedën e fundit nga afër për lidhjen tonë. Ia thashë
në sy që tashmë kishte marrë fund ajo lidhje.
U takove me ish të dashurën italiane, si reagoi ajo?
Dashuria
është diçka që ta kuptosh, duhet ta provosh dhe ta jetosh. Ajo është
estetiste me profesion dhe në momentin që unë e pashë që qëllimet e saj
për të realizuar jetën ishin të ndryshme nga të miat, vendosa të shohim
më mirë secili punën e tij. Reagoi qetë sepse ishte një ndarje me
mirëkuptim. E kishim ndjerë të dy që lidhja nuk po funksiononte më. Por
më tha diçka shumë të bukur e që nuk do ta harroj: “Pavarësisht çfarë
ndodhi, ashtu siç unë nuk të ndaloj dot të mos më dashurosh, ashtu dhe
ti nuk më ndalon dot të të dashuroj”. Gjithsesi tani kemi mbetur miq të
mirë, flasim shpesh në telefon dhe informohemi se si na shkojnë punët.
Kthehemi në Tiranë dhe tek Anjeza, banorja tjetër e “BB2”. Po këtë lidhje si do e komentoje?
Me
Anjezën ishte një pëlqim i dyanshëm, që u konsolidua brenda shtëpisë
edhe për faktin se aty të gjithë banorët e shihnin njëri-tjetrin si
armiq. Kur ke një person afër siç ishte Anjeza për mua, apo unë për
Anjezën, të bëhet edhe më i afërt sidomos në realitetin që provon
brenda asaj shtëpie. Nuk mund të flitet për dashuri në këtë rast.
“Dashuri” është fjalë shumë e madhe.
Tashmë ja ku je Arjon, pa dy ish të dashurat dhe larg Italisë. Cila është plani yt për jetën?
Ambicia
ime është t’i hyj botës së televizionit, dhe për këtë kam filluar
përgatitjet që tani. Kam nisur kurse aktrimi e vallëzimi për të qenë sa
më i kompletuar si një “showman”, atë që synoj të arrij nëpërmjet
ekranit. Më pëlqen bota e showbiz-it dhe kam shumë dëshirë të vlej në
këtë fushë.
Bëhet fjalë për projekt konkret?
Ende
nuk bëhet fjalë për një projekt konkret, por ideja është për
prezantimin e një emisioni për të rinj në “Top Channel”. Gjithçka do të
vendoset në sezonin e ri televiziv që rinis në vjeshtë.
Edhe studimet do i ndjekësh për arte?
Ideja
ishte të vazhdoja studimet në Akademinë e Arteve të Bukura, por pas
konsultimeve me familjen dhe miqtë e mi vendosëm që më mirë ishte të
vazhdoja një degë ekonomiku, pasi vlen më shumë në këtë kohë. Ndaj këtë
vit do filloj studimet në një universitet privat.
Tashmë nuk je si më parë, si po e përdor këtë famë që ke marrë nga BB2?
Nuk
më pëlqen ta keqpërdor këtë “pseudofamë”. Nuk e quaj veten VIP me famën
që kam marrë nga ky reality show pasi tani thjesht njihem nga shumë
persona. Por do përpiqem të jem i aftë të bëhem VIP më vonë.
Çfarë ke parasysh kur thua “Do bëhem VIP”?
Për
t’i përgjigjur kësaj pyetjeje po kujtoj këshillën që më dha një mik
para disa ditësh. Ai më tha: “Mos u bëj kurrë aksesor në jetë, përpiqu
të marrësh diçka nga të gjithë personat që njeh”.
Aktualisht me çfarë po merresh tjetër?
Jam
duke punuar për përgatitjet e javës së modës, bashkë me mamin Jona Muça
(stiliste), ku dizajner jam unë dhe morta ime Frensis. Shpresojmë të
realizojmë diçka të veçantë. Po punojmë për të prezantuar në vjeshtë
“mashkullin elegant, që do të na përfaqësojë dhe që nuk do të jetë
mashkulli i standardizuar. Jam nisur nga fakti që veshjet që kam veshur
vetë janë pëlqyer nga miqtë dhe kolegët. Në këtë sfilatë do të dalim me
logon A.M/J.M dhe kam shumë dëshirë të thyej tabunë e këpucës së zezë.
Ti vetë do të sfilosh në këtë javë mode?
Po nisur nga fakti që kam një eksperiencë sfilimi dhe me të huaj, patjetër që do sfiloj edhe këtu.
Arjon ti je një djalë me këmbë në tokë, apo që shpesh rrëmbehesh nga pasioni?
Po
jam një tip me këmbë në tokë, di çfarë dua dhe çfarë mund të arrij.
Synimi im parësor është të ndihem i realizuar në jetën time. Ajo që
kërkoj është që një ditë njerëzit kur të më takojnë të më thonë
“Bravo!”.
Gjendja jote sentimentale cila është tani, ndonjë dashuri e re në horizont?
Jo nuk kam, por kur ta kem do t’jua them.
Burimi: Panorama Plus
|
|
Post A Comment!
|
|
About Me
Big Brother Albania 2009
Friends
|