Njė biletė pėr Dyseldorf
Posted at 4:53 AM, 12/8/2005
Njė biletė pėr Dyseldorf
Hoka nė mbrėmje
(drame, fragment)

Kasėm TREBESHINA
Dramatis Personae:
Hermesi
Izolda
Ėngjėlli
Zeusi
Njė park i vogėl buzė Rinit. Natė.
Hyn me nxitim njė njeri.
Njeriu Pa, pa, pa!
Kėtė nuk e kisha provuar ndonjėherė!
As dėgjuar nuk e kisha!
Njė nga Perėnditė
Nuk themi!
Nuk jam Zeusi
Hermesi jam
Por jam Hermesi
Dhe nė Tokė nuk e kam herėn e parė qė zbres!
Domosdo!
Kisha dymijė e treqind katėrqind vjet qė nuk kisha zbritur
Dhe pastaj?!
Edhe atė tjetrėn e kuptoj pėrmasat qė janė atje lart padyshim qė zvogėlohen shumė kėtu nė Tokė, por nuk zvogėlohen gjer nė shkallė se ai tė mė hyjė dorė dhe tė mė thyejė brinjėt
Jo, more dashamir!
Kėtė nuk e kupton edhe ai mė i marri i tė marrėve!
Herėn tjetėr, kur zbrita nė Tokė pėr tė rregulluar atė dashuriēkėn e Atit tė Perėndive me gruan e Amfitrionit, me Alkemėn e bukur, unė i hyra dorė atij Sozisė dhe e bėra petė sa herė qė mu shkrep nė mėndje!
Kurse sotne
Mos qoftė thėnė!
Sa nisa unė qė ta qėlloj, ai lėshoi njė breshėri grushtash dhe gjithė Botėt, tė njohura dhe tė panjohura, mė erdhėn rrotull!
Po kjo zhurmė?!
Mos mė diktoi pėrsėri ai?!
Jo!
Mė duket ėshtė njė grua!
Grua
Veēse edhe nga gratė duhet tė ruhet i gjalli
Qoftė edhe sikur tė ketė qėlluar tė jetė Perėndi!
Se nė Tokė grushtat ndihen njėlloj!
Hyn njė grua.
Gruaja Zot i mirė!
Hermesi Qė jam Zot, atė unė e di
Por nė jam i mirė, sot pėr sot nuk mund tė thuhet!
Dhe ajo qė mua mė intereson nė kohėn e tanishme nuk ėshtė tė jem i mirė, por tė jem mirė!
I mirė bėhem nė njė kohė tjetėr mė tė mirė dhe kur dua
Dhe, kur tė mos dua, bėhem ashtu si do tė ma dojė puna!
Gruaja Zot gjithnjė i mirė, unė nuk arrij ti kuptoj tė gjitha fjalėt e tua, por, duke u gjendur nė nevojė, jam e detyruar tė kėrkoj ndihmėn tėnde tė vyer!
Mė thanė qė kėtu diu duhet tė pres njė biletė pėr nė Dyseldorf!
Se njė grua, kur gjendet nė nevojė, duhet ti bėjė tė gjitha!
Ne mund ta kalonim edhe bashkė kėtė natė vere, por nė kėtė vėnd tė ēuditshėm nuk guxoj tė rri mė gjatė!
Hermesi Zonja ime!
Unė jo se nuk e kam dėshirėn pėr tė ndihmuar njė grua nė nevojė
Ne mund ta kalonim edhe natėn bashkė
Por jam shumė i zėnė dhe mė duhet tė bėj mė shumė se njė rrugė
Dhe gjer atje ku nuk arrin mėndja e njeriut!
Sigurisht, tė gjitha kėto janė tė pakuptuara
Por kujt i duhet kuptimet kur tė gjitha shtyhen mė tej pa kuptim, pa fund dhe pa fillimi?!
Gruaja Pėr kuptimet unė nuk di ēfarė tė them!
Tė gjitha mu ngatėrruan!
U nisa diku nga vėndi i Britėve, u mundova tė prishja njė magji
Dhe nuk arrita tė bėja gjė prej gjėje!
U prish martesa e zonjės Izolda me Mbretin Marko!
Unė nuk pata asnjė faj!
Tė gjitha erdhėn nga ajo pija e magjishme!
Hermesi Po ti, zonjė, kush je?!
Gruaja Unė jam Izolda tjetėr
Izolda Duarbardha, e fejuara e Tristanit!
E kuptoj inatin e Mbretit Marko tė Kornuollit
Por ēfarė mund tė bėja unė?!
Mos doja qė ta humbisja burrin tim?!
Tristani me Izoldėn e Mbretit Marko e pinė pijen e mrekullishme tė dashurisė dhe mbetėn pėrjetėsisht tė dashuruar me njėri-tjetrin!
Hermesi Zonja Izolda Duarbardha
Mos vallė mė vonė je munduar tė bėsh ndonjė magji tė fortė pėr ti ndarė tė dy tė dashuruarit?!
Izolda Kėshtu u hap fjala
Por unė nuk kam bėrė as edhe njė gjė kundėr dashurisė sė tyre!
Unė humba burrin, Mbreti humbi Mbretėreshėn
Dhe, si e sheh edhe vetė, tashi po vij vėrdallė nėpėr kėtė qytet dhe nuk po e gjej dot portin e lumit pėr tė prerė njė biletė pėr nė Dyseldorf!
Hermesi Dhe pse nė Dyseldorf!
Pse tė mos presėsh njė biletė pėr nė Dortmund?!
Ndofta nga qė Dyseldorfi ėshtė mė afėr?!
Izolda Jo!
Gjersa e humba emrin tim tė mirė, gjersa humba burrin dhe vėndin tim tė bukur, nuk ka mė ndonjė rėndėsi tė veēantė kush ėshtė mė afėr dhe kush ėshtė mė larg!
E dua biletėn pėr nė Dyseldorf se kėtė emėr dėgjova tė parin kur u zgjova nė kėtė vėnd?
Hermesi Tė kuptoj!
Kur ėshtė kėshtu, merr andej lart dhe do tė dalėsh te porti lumor!
Izolda - Po mua mė thanė se lumi ėshtė kėtej poshtė!
Hermesi Si mund tė jetė kėtej poshtė?!
Lumi ėshtė gjithnjė mė lart, prandaj rrjedh gjithnjė mė poshtė dhe mė tė poshtė!
Dėgjomė mua, zonjė!
Bėj pėr andej mė lart dhe nuk do tė dalėsh e gėnjyer!
Izolda Kur ėshtė kėshtu
Mirė mbeē, zoti im!
Izolda del. (fragment)
KREJT LINKET TJERA PER KASEM TREBESHINA
Trebeshina, ironia e demokracisė
Kasėm Trebeshina, SHI MBI FESTE
Kasėm Trebeshina, pėrherė i pakorrigjueshėm